Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias viziton Tiranën

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias do të vizitojë Tiranën në 6-7 qershor. Lajmi për vizitën e kreu të diplomacisë greke është konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Lajme

24/05/2016 13:20

Mendohet se në qendër të diskutimeve do të jenë çështjet dypalëshe mes dy vendeve dhe për ndarjen e zonës ekonomike ekskluzive Greqi-Shqipëri.

Kotzias vjen në Tiranë dy muaj pas vizitës së ministrit Bushati në Athinë.