Ministri i Bujqësisë tregon se a është e dëmshme kjo domate

Ditët e fundit në rrjetet sociale, qytetarët shqiptarë kanë raportuar raste të domateve, të cilat pasi i kanë prerë dhe i kanë lënë disa orë të hapura, kanë evidentuar se nga ato kanë mbirë disa bimë aspak të zakonshme.

Lajme

19/04/2016 23:02

 

Me rastin është njohur edhe ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, i cili thotë për “Ora Neës” se, produktet shqiptare janë tërësisht të sigurta.

“Po ta lësh një domate për 6-7 ditë do të marrë një formë të tillë. Fotot mund të bëhen me fotoshop dhe të hidhen në rrjetet sociale dhe të krijojnë panik. Nuk kam parë vend tjetër ku të stigmatizohet prodhimi vendas. Për të krijuar situata të paqena, duke i bërë një dëm të jashtëzakonshëm dhe sigurisht edhe konsumatorit”, thotë Panariti.

“Unë jam konsumator dhe toksikolog! Unë ju siguroj që konsumatori shqiptar është sot më i sigurt se kurrë. Është krijuar një ide se në kohën e komunizmit hanim produkte bio. Kjo është një mit dhe një e pavërtetë e madhe”, shton ai.