Ministrat e Ballkanit takohen në Selanik për çështjen e refugjatëve

Selaniku do të jetë qyteti ku ministrat e Jashtëm dhe të Brendshëm të Shqipërisë, Greqisë, Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe Bullgarinë, do të mbajnë një takim dy ditor për çështjen e refugjatëve.

Lajme

21/04/2016 15:31

Në këtë takim do të diskutohen sfidat e shkaktuara nga kriza e refugjatëve dhe bashkëpunimi rajonal.

Bisedimet do të fokusohen në dimensionin humanitar të emigrimit dhe do të eksplorohen fushat e bashkëpunimit dhe koordinimit më të mirë për menaxhimin e krizës së refugjatëve dhe të emigrantëve.

Qeveria shqiptare do të përfaqësohet nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe zyrtarë të tjerë, bashkë me specialistët përkatës. Në takim do të marrin pjesë edhe zyrtarë të Komisionit Evropian dhe Ministrisë së Jashtme të Holandës, vendi që mban presidencën e Këshillit të BE-së.