Millosheviq i kishte dërguar në Qipro mbi 1 miliard marka përmes kompanive “offshore”

“Panama Papers”, skandali i mbi 11.2 milionë dokumentesh që zbuluan mënyrat e pastrimit të parave dhe evazionit fiskal përmes kompanive “offshore” apo “oazave tatimore”, janë të përfshirë edhe plot emra të politikanëve dhe biznesmenëve serbë, transmeton Indeksonline.

Lajme

05/04/2016 18:52

Siç është raportuar nga mediat serbe, në dokumentet janë përmend emrat e më shumë se njëqind biznesmenëve nga Serbia, në mesin e tyre janë Vuk Hamoviq, Zoran Drakuliq, Igor Sabo dhe Sllobodan Millosheviq.

Ish presidenti serb, Sllobodan Millosheviq dhe bashkëpunëtorët e tij, përmes kompanive “offshore”, në  Qipro i kanë dërguar mbi një miliarda marka të vjedhura nga qytetarët serbë, përfshirë edhe dallaveret me shitjen e pasurive të Kosovës, shkruajnë mediat serbe.

Dokumentet e publikuara në bazës të disa dhënave ka zbuluar detaje të reja në lidhje me ngjarje të rëndësishme në vitet ‘90.  /Indeksonline/