Milan ‘transferon’ një prej sulmuesve më të mirë në botë (FOTO)

Milan s'ka të ndalur me përforcime për sezonin e ri.

Merkato

26/07/2017 09:09

Milan është i interesuar për transferimin e sulmuesit të Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang.

Reprezentuesi i Gabonit vlerësohet nga Dortmund në së paku 70 milionë euro, ndërsa kërkohet edhe nga Real Madrid dhe Manchester City e Manchester United.

Por, “Gianluca di Marzio” raporton se Milan ka filluar kontaktet e para me menaxherin e tij, përcjell “lajmi.net”.

Aubameyang ishte futbollist i Milanit në vitet e para të karrierës së tij por u largua nga San Siro pasi nuk bindi me talentin e tij. /Lajmi.net/