Milaim Zekës i ndryshohet masa e arrestit shtëpiak

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Milaim Zeka, i cili po hetohet për krim të organizuar, mashtrim dhe shmangie nga tatimi, deri më tash ishte në arrest shtëpiak. Kurse gjykata ia ka zëvendësuar këtë masë me atë të ‘paraqitjes në stacion policor’.

Lajme

21/12/2017 12:31

Këtë e ka bërë të ditur  avokati i tij, Gazmend Halilaj.

“Gjykata e ka aprovuar masën e mbrojtjes për heqjen e kësaj mase dhe të njëjtit iu ka shqiptuar masa e lajmërimit në stacion policor”, ka thënë avokati Halilaj për Insajderin.

Gjykata është bazuar në pretendimet e mbrojtjes dhe rrethanat faktike që gjendën në shkresat e lëndës dhe ka konsideruar se pretendimet e prokurorit për vazhdimin e kësaj mase janë krejtësisht të paarsyeshme dhe të pabazuara në ligj dhe e ka refuzuar kërkesën e tij”, ka shtuar më tej ai.