Mijëra persona në paradën pro LGBT në Tajvan (Foto)

Dhjetëra mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e kryeqytetit të Tajvanit, Taipei, për të marrë pjesë në paradën më të madhe të homoseksualëve.

Lifestyle

29/10/2016 17:20

Shumë prej tyre që morën pjesë, kishin pankarata me të cilat i bënin thirrje qeverisë për të legalizuar  martesat e të njëjtës gjini.

Të veshur me kostume shumëngjyrëshe dhe me flamuj ylber, ata parakaluan para pallatit presidencial të Tajvanit, transmeton Klan Kosova.

Partia Demokratike Progresive (DPP), e cila kontrollon parlamentin e Tajvanit dhe mori pushtetin pesë muaj më parë, është konsideruar gjerësisht në favor të lezbikëve, homoseksualëve, komunitetit biseksual dhe transseksual.

Shumë prej tyre janë me shpresë se martesa të njëjtit seks do të bëhet realitet në kuadër të DPP.

92146499_286976aa-c4ee-4b96-a9d3-1a5db306bc2a 92146501_9b004a62-2e76-480a-8d53-0540cd268141 92146307_dbf63cd7-9e36-4f97-8bc7-c541d1b656da