Mihrije Braha sjell versionin tallava të “Despacito”

"Despacito", është kënga e cila ka thyer rekorde sa i përket shikueshmërisë.

ShowBiz

11/01/2019 09:44

Kjo këngë e lansuar para dy viteve nga Luis Fonsi dhe Daddy Yanke u shpall njëra nga projektet më të dëgjuara të atij viti, shkruan lajmi.net.

E këtë këngë, artistja jonë, Mihrije Braha e ka sjell në versionin tallava, gjatë një paraqitje të saj në emisionin, “Odeon”.

Më poshtë, mund ta shikoni videon dhe ta vlerësoni interpretimin e këngëtares, Braha.

Nga ana tjetër, Mihrija vitin e kaluar më shumë ishte e angazhuar në emision se sa në projekte muzikore. /Lajmi.net/

YouTube player