Mësues, 5 mënyra si t’i angazhoni nxënësit në mësim – Lajmi.net
Mësues, 5 mënyra si t’i angazhoni nxënësit në mësim
Autori: Lajmi.net LifestyleOrganizohu 19:10, 1 December 2017
Si mësues, gjithmonë kërkoj ide të reja, mjete dhe metoda për të angazhuar më shumë nxënësit në orën e mësimit. Po ndaj me ju kolegë pesë ide, të cilat i praktikova në orët e mësimit teksa po kërkoja mënyra për të bashkëpunuar më shumë në klasë.

Si mësues, gjithmonë kërkoj ide të reja, mjete dhe metoda për të angazhuar më shumë nxënësit në orën e mësimit.

Po ndaj me ju koleg pesë ide, të cilat i praktikova në orët e mësimit teksa po kërkoja mënyra të ndryshme për t’i angazhuar nxënësit, për të bashkëpunuar dhe për të krijuar më shumë në klasë.

Këto ide janë diskutuar dhe praktikuar edhe nga kolegët e mi, sigurisht pasi janë rishikuar e përshtatur përmbajtja dhe vlerësimi i aftësive të nxënësve të klasës.

Idetë mund të zhvillohen më tej duke bashkëpunuar me nxënësit.

1. Formoni ekipe

Nëse jeni duke diskutuar forma të ndërtimit të ekipit për të menduarit kritik ose për ndërtimin e ekipeve për nxënësit e shkollave të mesme, bashkëpunimi dhe toni janë faktorë kyç për angazhimin e tyre.

Ka shumë mënyra që nxënësit të jenë më bashkëpunues, duke përdorur letra dhe laps ose  mjete digjitale. Shikoni prirjet e tyre dhe aktivizojini, grupojini, do të shikoni që do të krijohet një klimë e re në klasë dhe shkollë.

Një shembull? Përdorimi i mjeteve si: BunceePiktochart ose Canva mund të krijojnë mendime dhe opinione të cilat mund t’i ndajnë me shokët e klasës. Këto mund të jenë në formën e tre të vërteta dhe një gënjeshtër, si një mënyrë për t’i ndihmuar nxënësit të mësojnë për shokët e tyre dhe për mësuesin të mësojë rreth nxënësve.

Është e dobishme për të krijuar lidhje me njëri-tjetrin, gjetja e gjërave të përbashkëta, por edhe për të vlerësuar perspektivat dhe sfondet e ndryshme që nxënësit sjellin në klasë.

Kjo gjithashtu mund të jetë një mënyrë e shkëlqyeshme për të rritur komunikimin në klasë. Nëse përdoret teknologjia, të fillojnë mësimin e nxënësve për mënyra alternative për të paraqitur informacion.

2. Mësoni një mënyrë, kërkoni një tjetër

Një mënyrë për ta bërë këtë është shqyrtimi përmes një strategjie të quajtur “Kategoritë”.

Ja se si funksionon: Krijo një shabllon me katër ose pesë kategori të ndryshme që lidhen me zonën e përmbajtjes dhe nivelin e klasës që mësohet. Pas vendosjes për kategoritë, zgjidhni pesë ose gjashtë shkronja të alfabetit, ose përpiquni të përdorni numrat, dhe udhëzoni nxënësit të dalin me një fjalë, temë apo edhe një pyetje që lidhet me secilën kategori.

Nxënësit mund të ndajnë atë që grupi i tyre arriti me të tjerët. Mund të jetë shumë zbavitëse dhe ky lloj aktiviteti do të nxisë komunikimin midis bashkëmoshatarëve, duke ofruar gjithashtu mundësi për bashkëpunim. Ai do të shërbejë si një mënyrë autentike për nxënësit që të shqyrtojnë, të jenë krijues dhe të krijojnë ide të reja së bashku.

3. Të mësuarit viziv

Nxënësit kanë nevojë për mënyra të ndryshme për të praktikuar përmbajtjen dhe një mënyrë është të mësuarit vizual. Nxënësit mund të përdorin fjalorin, foljet ose çdo material përmbajtjeje për të kthyer fjalën në art. Ata mund të krijojnë duke përdorur letër dhe shënues ose të provojnë të përdorin një mjet digjital si: WordCloud,  WordItOut ose gjeneratorë të tjerë të ngjashëm të fjalës në dispozicion.

Pas krijimit, mësuesit mund të ndërtojnë potencialin e të nxënit duke bërë që nxënësit të vendosin punën e tyre në klasë, të kenë një shëtitje në galeri ku grupet e tjera mund të diskutojnë termat, të krijojnë idetë e reja, të përcaktojnë ose t’i përkthejnë (nëse është gjuhë e huaj) dhe për të rritur materialet autentike të mësimit në klasë.

4. Krijoni muzikë

Nxënësit gjithmonë kërkojnë të dëgjojnë muzikën e tyre ndërsa punojnë dhe shpesh luajnë muzikë derisa hyjnë në klasë. Një kërkim i thjeshtë në YouTube kthen mijëra këngë, specifike për gjuhët, konceptet gramatikore dhe shumë më tepër.

Ka pasur shumë këngë spanjolle të përdorura në klasën tonë që kanë qenë mjaft të dobishme për nxënësit të kujtojnë tema të caktuara gramatikore  etj. Kështu, nxënësit krijojnë këngën e tyre, është ide e mirë.

Nxënësit mund të krijojnë këngë me ndonjë përmbajtje, për shembull, të krijojnë këngën e tyre duke përdorur fjalorin, emrat e figurave të famshme historike, informacionin gjeografik, personazhet e historisë apo çdo gjë që lidhet me zonën e përmbajtjes që studiohet.

Është një mënyrë kuptimplotë dhe autentike për të praktikuar dhe për të përvetësuar përmbajtjen. Nxënësit mund të ndajnë krijimet e tyre me shokët e klasës, ose duke i kryer në klasë dhe duke projektuar tekstet e tyre në smartboard, nëpërmjet kopjeve ose regjistrimit të këngës së tyre, duke përdorur mjete si: Flipgrid ose Recap.

Shokët e klasës mund të inkurajohen për të dhënë përgjigje ose të regjistrojnë përgjigjet e tyre.

5. Krijoni lojëra

Nxënësit luajnë lojëra të ndryshme. Kjo është një mënyrë zbavitëse për të mësuar dhe rishikuar materialin, por duke i vendosur nxënësit në pozitë për të krijuar lojëra, e merr atë në një nivel tjetër. Ne i transferojmë nxënësit në krijues e u ofrojmë mundësi atyre që të angazhohen në një përvojë autentike dhe të personalizuar të të nxënit.

Shtoni burimet në dispozicion dhe nxënësit janë shumë krijues, lojërat që krijojnë nxënësit në klasë do të jenë të larmishme. Ka shumë opsione dhe nxënësit mund të vendosin të krijojnë lojën e tyre unike duke përdorur letër dhe çdo material që ata vendosin ose krijojnë me mjete digjitale si: Kahoot, Quizletose Quizizz ose Triventy.

Nxënësit do të përjetojnë mësim dhe do të punojnë në aftësitë e tyre krijuese, bashkëpunuese dhe të menduarit kritik kur zgjedhin fjalorin për të përdorur dhe vendosin se si të dizenjohen lojërat e tyre.

Të rriten mundësitë për nxënësit

Secila nga këto aktivitete paraqet mundësi të reja për nxënësit që të bashkëpunojnë, të punojnë me bashkëmoshatarët dhe të kenë një përvojë autentike të të nxënit.

Për mësuesit, rrit kohën e disponueshme për të vepruar si një lehtësues në një klasë me në qendër nxënësin, e cila do të hapë mundësinë për më shumë vlerësim të të nxënit të nxënësve dhe kohën për të ndërvepruar më shumë me secilin nxënës.

Mund të jetë e rrezikshme të provosh disa metoda të ndryshme në klasë, por për të mbajtur nxënësit të angazhuar dhe për të lëvizur përtej klasave tradicionale të mësimit të mësimdhënësve, ne duhet të heqim dorë nga ajo që kemi bërë gjithmonë. Duhet kohë për të planifikuar dhe ne duhet të kujtohemi për të reflektuar dhe gjithashtu t’u kërkojmë nxënësve reagime.

Ne duhet të ofrojmë mënyra të ndryshme për nxënësit që të bëhen më kuriozë në mësim dhe gjithashtu mënyra për t’u angazhuar më shumë me përmbajtjen e për të zgjeruar mësimin e tyre. Jini të hapur me nxënësit duke i lënë ata të dinë se këto metoda janë një punë në progres.

Përfshini nxënësit në hartimin e këtyre aktiviteteve dhe jini të hapur ndaj sugjerimeve të tyre për përmirësime.

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play World Soccer Champion
  • Play Rock Wheels
  • Play Turbo Racing 3
  • Play Bow Master