Mësohen arsyet e incidentit të armatosur të familjeve shqiptare në Shkup

Një incident i rëndë i armatosur ka ndodhur në fshatin shqiptar Shën Petkë në Shkup. Bilansi i këtij incidenti është, një i plagosur dhe disa të lënduar. Incidenti ka ndodhur mbrëmë mes dy familjeve të mëdha shqiptare.

Lajme

18/06/2016 14:32

Zhurnal ka qenë prezent në këtë fshat dhe banorët lokal të cilët nuk dëshirojnë të flasin publikisht thonë se incidenti ka ndodhur mes dy familjeve për shkak se djemtë e tyre kanë bërë gara me automjetet e tyre se cili mund të vozisë me shpejtësi më të madhe dhe të del i pari.

“ Shumë keq, dy djem-burra dje kanë bë gara  në katund, se kush do të vozitë më shpejtë me veturë. Kanë bë disa kruga, dhe me ni moment dy arabat u kanë ndal. Kanë dal shoferët dhe kanë nisë të shahen mes veti, pse ma preve udhën. Masandej u kanë zë me grushta dhe sende tjera. Njëni ka çit pishtollin dhe e ka plagosë katundarin tjetër. Kjo është katastrof, për ç’farë të vriten njerëzit”, thotë një banorë per Zhurnal.

Sipas policisë në rrahjen e djeshme kanë mar pjesë A.S (41) dhe Z.S(26) dhe E.Xh nga ana tjetër.Në këtë rrahje përpos shufrave të hekurit është përdorur edhe armë zjarri.

Nga incidenti ka mbetur i plagosur Z.S në këmbën e djathtë, ndërsa lëndime ka mar edhe A.S të cilët gjenden ne Spitalin e Qytetit në Shkup “Shën NAum Ohridski”.

Nga incidenti lëndime ka mar edhe A.Xh i cili ka pas frakturë në kokë.