Meshkujt të cilët pinë kanabis janë më të mirë në seks dhe e bëjnë më shpesh, ja pse

Një studim i fundit ka zbuluar se meshkujt të cilët përdorin kanabis bëjnë seks më shpesh dhe pos kësaj edhe kënaqen më shumë gjatë seksit.

Lifestyle

12/11/2015 13:30

Një studim i cili është bërë nga kompania e kondomave SKYN, ka zbuluar se kanabisi jo vetëm që të shton dëshirën për të bërë seks por edhe e përmirëson jetën tuaj seksuale, raporton lajmi.net.

Sipas studimit, përmbi 14% të meshkujve të cilët pinë kanabis çdo ditë kishin raportuar se bëjnë seks disa herë në ditë, ndryshe nga ata të cilët nuk kanë pirë asnjëherë kanabis, e prej të cilëve vetëm 5% kanë raportuar të njëjtën gjë.

Pos kësaj, një fakt tjetër interesant është se ata që pinë kanabis çdo ditë kanë edhe më shumë partnerë seksual.

Studimi ka zbuluar se 37% e përdoruesve të kanabisit kanë raportuar se kishin pasur më shumë se 15 partnerë seksual, ndërsa prej atyre që nuk kanë përdorur asnjëherë kanabis kishin raportuar të njëjtën gjë vetëm 14%.

Gjithashtu, ata të cilët kanë përdorur kanabisin rregullisht kanë pasur më shumë partnerë vetëm për një natë, dhe pos kësaj kanë raportuar se e kanë humbur virgjërinë në një moshë më të re se ata që nuk kanë përdorur.

Pavarësisht se disa studime thonë se konsumimi i kanabisit ndikon në problemet për ereksion njëjtë sikurse alkooli, raportimet e konsumuesve e tregojnë të kundërtën.

59% të konsumuesve të kanabisit e kishin përshkruar performancën e tyre sikur të ‘mahnitshme’ apo ‘shumë të mirë’, ndërsa vetëm 41% të atyre që nuk kanë përdorë kanabis asnjëherë e kishin thënë të njëjtën gjë./ Lajmi.net