Mesazhi i Ujkanit do t’ju bëjë me lot në sy (FOTO)

Samir Ujkani ka publikuar një mesazh të fuqishëm pas barazimit të Kosovës kundër Finlandës.

Sport

06/09/2016 08:46

Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani ka publikuar një mesazh emocional pas ndeshjes kundër Finlandës.

Kosova barazoi 1:1 dhe Ujkani pas takimit ka shfrytëzuar rrjetin social Instagram për të shprehur gëzimin e tij, por kujtoi edhe vuajtjet nga e kaluara, përcjell “Lajmi.net”.

“Une, qe u rrita ne djepin tënd ! Unë që të mbajta në zemër e me grusht shtrënguar. Unë që qesha e qajta në rrugët e gurbetit me këngët e tua. Unë jam një kosovarë që bashkë me shokë do të të bëjmë krenarë. Bashkë me ty deri në frymën e fundit. Unë, biri yt, Kosovë !”, shkroi Ujkani në Instagram.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.