Merruni me sport edhe në ditët me temperatura të larta

Për shkak të temperaturave të larta gjatë sezonit të verës, shumë nga ne përtojmë të bëjmë aktivitete fizike Por, për aktivitetet tuaja fizike nuk duhet të bëhet pengesë as dielli dhe as vapa e kësaj stine.

Lifestyle

26/07/2016 09:34

Nëse e adhuroni ajrin e freskët, natyrën dhe aktivitetet fizike, atëherë nuk keni pse të kushtëzoheni prej vapës që e karakterizon stinën e verës.

Ja disa këshilla:

Pini sa më shumë ujë – Pak rëndësi ka se ku do ta zhvilloni aktivitetin tuaj fizik, në palestër ose jashtë, e domosdoshme është që të pini shumë ujë.

Edhe pse me temperaturat e larta uria ikën, ju gjithsesi nuk duhet ta nënvlerësoni një ushqyerje korrekte. Fillojeni me një mëngjes të pasur me bazë qumështin, kosin e frutave ose lëngun e një frute të freskët

Aktivitetet tuaja fizike duhet t’i bëni gjatë orëve të para të mëngjesit ose në mbrëmje.

Sigurisht, nuk  duhet të teproni me trashësinë e veshjeve sportive. Në dyqane mund të gjeni rroba të posaçme transparente të cilat thithin djersën duke ju mbajtur gjithmonë të freskët.