“Merr zemër” Nisma, i kundërvihet PDK-së: S’e keni dorë vendimin për zgjedhje

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi, i ka reaguar partnerit të koalicionit, PDK-së, pasi Memli Krasniqi tha se vetëm partia e tij mund ta çojë vendin në zgjedhje.

Lajme

25/04/2018 17:18

Shefi i GP të PDK-së, Memli Krasniqi, tha se vetëm partia e tij, si më e madhja në koalicionin qeverisës, mund ta dërgojë vendin në zgjedhje, e kjo nuk i pëlqeu Bilall Sherifit të Nismës, që u kundërpërgjigj sapo pati mundësi.

Në konferencën për media, pas pjesëmarrjes në tryezën e partive të thirrur nga LDK-ja, Sherifi tha se askush nuk duhet të mendoj se është aq i fuqishëm sa të varët shkuarja ose jo në zgjedhje pre tyre.

“Kushdo që beson që është shumë i fuqishëm dhe se pa të vendi nuk pa të shkon në zgjedhje, e ka gabim. Pra, nuk është që kanë shumë fuqi partitë e mëdha. Mund të kenë fuqi të madhe brenda koalicionit, në parlament gjatë punimit të seancave, por jo që e kanë në dorë shkuarjen ose jo të vendit në zgjedhje”, ka thënë Sherifi.

Ai ka shpjeguar se vetëm në dy forma, vendi mund të shkojë në zgjedhje, me pajtim të 80 deputetëve, ose me rrëzim të Qeverisë.

“Dy mënyra janë për ta dërguar vendin në zgjedhje: me marrëveshje, ku janë të nevojshme 80 vota dhe rruga tjetër e mocionit të mosbesimit, ku mjaftojnë veç 61 deputetë”, ka thënë shefi i GP të Nismës.

Sherifi ka thënë se nuk i përkrahin zgjedhjet sepse qeveria vetëm sa ka filluar punën e saj, ndërsa i ka ftuar partitë opozitare që po besojnë se koalicioni qeverisës nuk i ka shumicën e votave ta sfidojnë atë.

“Kushdo që do të bëjë mocion, le të bëjë. Kushdo që beson se pozita nuk e ka shumicën, le te provon”, ka përfunduar ai.

Lexoni edhe:

Krasniqi: Nuk është koha për zgjedhje të parakohshme, por jemi të gatshëm