Merkel: Brexit dhe fitorja e Macron, ndryshuan pikëpamjen time për BE-në

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se dalja e Brexit dhe fitorja e Macronit në zgjedhjet presidenciale, kanë ndryshuar pikëpmajen e saj për Bashkimin Evropian.

Bota

15/07/2017 16:07

 

Sipas saj, Gjermania është një nga forcat më të mëdha në BE, duke shtuar se qëndrimet e saj për këtë institucion kanë ndryshuar, sidomos me zhvillimet e fundit.

“Për shumë njerëz, duke përfshirë edhe mua, diçka ka ndryshuar kur pamë se britanikët un larguan në BE, dhe kur shikuam se çfarë rezultati po del nga zgjedhjet në Francë dhe Holandë”, ka thënë kancelarja gjermane, transmeton lajmi.net

Por ajo shtoi se Bashkimi Evropian ka shumë punë për të bërë, dhe nganjëherë në Bruksel ka shumë punë për të bërë.

“Por, ne kemi kuptuar se në muajt e fundit Evropa është më shumë se burokraci dhe zhvillim ekonomik, në Evropë kemi të bëjmë me luftën dhe paqen”, shtoi ajo.

Në Gjermani, Merkel është favorite për fitore në zgjedhjet parlamentare. /Lajmi.net/