Mendimi i Wozniak për trailerin e ri të ‘Steve Jobs’

Bashkë-themeluesi i ‘Apple’ ka ndarë mendimin e tij për trailerin e filmit më të ri për ‘Steve Jobs’

ShowBiz

07/07/2015 19:00

Steve Wozniack ka folur përreth trailerit të filmit për jetën e Steve Jobs dhe nuk ka aq shumë kritika sa është pritur, transmeton Lajmi.net.

‘Unë nuk flas në atë mënyrë. Rreshtat që i kam dëgjuar nuk janë gjërat që kisha thënë unë por kanë përcjellë mesazhin e duhur, pjesërisht’, ka thënë Wozniack për aktorin që e luan atë, Seth Rogen.

‘E kam ndjerë shumë Jobsin e vërtetë, edhepse pak të ekzagjëruar’, ka vazhduar Wozniack për punën  e aktorit Michael Fassbender që luan rolin e të ndjerit Steve Jobs.

Ai gjithashtu ka treguar se ai është konsultuar me skenaristin e filmit, Aaron Sorkin para se të shkruhej skenari dhe se ai dhe Seth Rogen kanë ngrënë darkë bashkë.

Filmi ‘Steve Jobs’ do dalë më 9 tetor të këtij viti. (Lajmi.net)