Mehmet Kosova humb një person shumë të dashur për të (Foto)

Ezeli, siç njihet ndryshe në Shqipëri aktori Kenan Imirzalioglu ka humbur një prej miqve të tij, aktorin Payidar Tufekçioglu.

ShowBiz

21/05/2017 08:34

55-vjeçari, aktor që prej vitit 1981, ka luajtur në shumë seriale turke, përfshirë edhe serialin Lugina e Ujqërve. Ai vdiq këtë javë në Stamboll si pasojë e një sëmundjeje në veshka.

Tufekçioglu e ka ndihmuar shumë Imirzalioglunë në vitet e para të karrierës. “Ngushëllime të gjithëve. Piyadar ishte një person, të cilin e deshëm të gjithë. Kur unë nisa rishtazi karrierën si aktor, ju e dini që Piyadar i ka dhënë zë personazhit të Miroglusë.

Kam shumë detyrime ndaj tij. Pushoftë në paqe!”, tha Kenan Imirzalioglu, duke sqaruar se në serialin “Deli Yurek” transmetuar në vitet 1998-2002, Piyadar ka qenë zëri i Imirzalioglusë për personazhin Yusuf Miroglu. Kenan Imirzalioglu tashmë 42-vjeçar, atëherë ishte shumë i ri dhe produksioni kishte vendosur që personazhi i Yusuf Mrioglusë të luhej nga Kenani, por me zërin e Payidar Tufekçioglusë.