Me këto fjalë Era Istrefi e uron Will Smith për ditëlindje
Aktori amerikan Will Smith feston sot ditëlindjen e 50-të.

ShowBiz
Bashkëpuntorja e tij, këngëtarja kosovare, Era Istrefi nuk ka ngurruar t’ia urojë ditëlindjen, shkruan lajmi net.
Me anë të një postimi të publikuar në Instagram, Era shpreh urimet e saj për ditëlindjen e mikut. “Urime ditëlindja Will Smith, je një legjend e gjallë”, shkruan ajo.
Theksojmë se Era, Will Smith dhe Nicky Jam ishin zërat që mbyllën Kampionatin Botëror “Russia 2018”, me këngën “Live it up”.
Era tash e një kohë është duke punuar në projektin e ri muzikor por që ende nuk ka zbuluar detaje. /Lajmi.net/
