Me aktiviste minorene, Vetëvendosje provon ta prish takimin e Veselit me mjekët

Aktivistja e sotme e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila provoi ta prish takimin e kryetarit të PDK-së me punëtorët shëndetësorë, është e mitur.

Lajme

30/05/2017 20:25

ORAinfo mëson se ajo është nxënëse e Gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë dhe emri i saj është Leona Zogiani.

Kjo nxënëse e Sami Frashërit, sipas burimeve brenda shkollës, disa herë ka shkaktuar probleme me nxënës të tjerë për shkak të politizimit të skajshëm të saj.

Nuk është hera e parë që Lëvizja Vetëvendosje po i përdor nxënësit si mjet politik për arritjen e qëllimeve të veta.

Ky subjekt politik, shfrytëzimin e nxënësve e kishte bërë edhe në të kaluarën, derisa shpeshherë shkollat e Prishtinës i ka shfrytëzuar edhe për përgatitjen e pankartave politike për protestat e tyre të dhunshme.

Përdorimi i nxënësve të shkollave të mesme, duke i nxituar ata që të provokojnë simpatizantë politikë dhe qytetarë sa për të prodhuar ndonjë lajm politik, u pa eksperiment i rrezikshëm edhe nga reagimet e sotme në rrjete sociale.

Ndaj këtij provokimi politik zyrtarisht nuk ka reaguar as Partia Demokratike e Kosovës dhe, gjithashtu, prej tij nuk është distancuar as Lëvizja Vetëvendosje, e cila si duket fatkeqësinë e Astrit Deharit po mundohet ta mbajë gjallë edhe si temë elektorale.