Mbyllet me qeleshe dhe raki koncerti i Ansamblit Filarmonik të Vjenës (Foto)

Ka përfunduar koncerti i Ansamblit Filarmonik të Vjenës, që u mbajt në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, nën performancën e violinistit shqiptar me famë botërore Shkëlzen Doli.

Lajme

02/01/2017 23:58

Në një sallë të mbushur plot, dhe me prezencën edhe të personave publikë, violinist Doli ka zgjedhur të bashkojë muzikën klasike dhe kulturën tradicionale shqiptare.

Pak para përfundimit, violinist shqiptar dhe orchestra jo vetëm që kanë vënë qeleshe mbi kokë me shqiponjën dykrenare, por edhe kanë konsumuar raki.

Duartrokitjet e të pranishmëve në sallë kanë shoqëruar gjatë gjithë kohës koncertin, i cili vjen për herë të parë në vendin tonë.

Në sallë ishin edhe Kryeministri Edi Rama me bashkëshorten Linda Rama, si dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe bashkëshortja Ajola Xoxa.

vjenaa

rakiaa