Mbyllet autostrada në Austri, kolona drejt Gjermanisë

Austria ka qenë e detyruar të mbyllë autostradën A4 për Hungari për shkak të numrit të madh të refugjatëve dhe për shkak të përkeqësimit të situatës për shkak të ligjit të ri hungarez.

Bota

15/09/2015 11:27

Sipas ligjit të rreptë për kalim ilegal të kufirit shtetëror parashihet dënim me burg.

Kur bëhet fjalë për autostradën A8 në Gjermani, në kalimin kufitar Suben , është bërë për shkak të kontrolleve kufitare së autokolonës 14 kilometra e gjatë.

Gjatë ditës së sotme në territorin austriak të krahinës Burgenland kanë arritur 19 mijë e 736 refugjatë nga Hungaria, fluksi më i madh i shënuar gjatë mbrëmjes së kaluar.