Mbrojtëset e rrugës përshkojnë tejpërtej veturën (Foto)

Një aksident i frikshëm ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën Kavajë-Golem. Një makinë është përplasur me trafik-ndarësen duke e përshkuar tejpërtej mjetin dhe duke e shkatërruar të gjithin. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje makina ka devijuar disa herë. Drejtuesi i mjetit është çarë në pjesën e kokës, ndërsa është gjakosur dhe në këmbë.

Lajme

19/06/2016 10:00

Nga aksidenti i frikshëm i ndodhur pasditen e djeshme nuk raportohet të ketë viktima. Sipas dëshmitarëve, i plagosuri është dërguar në spital nga kalimtarët e rastit, në një spital që nuk është me larg se 100 metra, por që ambulanca ka vonuar të paktën 20 minuta.  Ai është dërguar me urgjencë për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit të rëndë.

Problematika me trafik-ndarëset e rrugëve në qytetin e Kavajës nuk kanë të mbaruar. Rreth një muaj më përpara një tjetër aksident i rëndë ndodhi, ku u përshi në aksident nëna me 3 fëmijë të vegjël. Si pasojë e aksidentit humbën jetën 2 fëmijët, të cilët nuk mundën t’i shpëtonin plagëve të marra.