Mbi 1 mijë gjoba trafiku vetëm brenda 24 orëve

Policia e Kosovës vetëm brenda 24 orëve ka shqiptuar 1 mijë e 39 tiketa për shkelje të rregullave në trafik. 

Lajme

02/09/2014 16:19

Përmes një njoftimi, ku raportohen të gjitha ngjarjet e ndodhura brenda 24 orëve në vend, Policia e Kosovës, bënë të ditur se, kanë ndodhur 21 aksidente me lëndime, 52 të tjera pa lëndime, janë shqiptuar 1 mijë e 39 tiketa trafiku, 12 arrestime dhe 11 persona janë dërguar në mbajtje. 

Shtimi i masave të sigurisë në trafik, sipas një njoftimi të mëhershëm të policisë, bënë të ditur se ka ndikuar në rënien e numrit të aksidenteve të trafikut, sidomos të atyre me fatalitet. (lajmi.net)