Mbesa shqiptare që mbyti gjyshen me jastëk, asnjë avokat s’pranon ta marrë në mbrojtje

32-vjeçarja Xhoana Hila, e cila akuzohet për vrasjen e gjyshes së saj nuk ka një avokat mbrojtës në procesin gjyqësor të nisur ndaj saj në Gjykatën e Shkodrës.

Lajme

21/04/2016 19:45

Avokati i saj është tërhequr, duke deklaruar se nuk mund të mbronte të akuzuarën për vrasjen e ndodhur në shkurt të vitit 2015.

Hila e kreu krimin në bashkëpunim me të dashurin e saj, 27-vjeçarin Erando Qatipi.

Pritet që tashmë Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër t’i caktojë një avokat kryesisht për vijimin e procesit gjyqësor.

Mbesa bashkë me të dashurin e mbytën gjyshen 82-vjeçare Angje Hila, me qëllimin për t’i vjedhur sendet me vlerë në banesën e saj.

Policia e Shkodrës e zbuloi krimin pas 3 muajsh hetime intensive./LAPSI.AL/