Mbesa shqiptare që mbyti gjyshen me jastëk, asnjë avokat s’pranon ta marrë në mbrojtje
32-vjeçarja Xhoana Hila, e cila akuzohet për vrasjen e gjyshes së saj nuk ka një avokat mbrojtës në procesin gjyqësor të nisur ndaj saj në Gjykatën e Shkodrës.

Lajme
Avokati i saj është tërhequr, duke deklaruar se nuk mund të mbronte të akuzuarën për vrasjen e ndodhur në shkurt të vitit 2015.
Hila e kreu krimin në bashkëpunim me të dashurin e saj, 27-vjeçarin Erando Qatipi.
Pritet që tashmë Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër t’i caktojë një avokat kryesisht për vijimin e procesit gjyqësor.
Mbesa bashkë me të dashurin e mbytën gjyshen 82-vjeçare Angje Hila, me qëllimin për t’i vjedhur sendet me vlerë në banesën e saj.
Policia e Shkodrës e zbuloi krimin pas 3 muajsh hetime intensive./LAPSI.AL/