Mbërrin anija e dytë me mbi 16 mijë ton tuba për gazsjellësin TAP

Sot paradite në Terminalin Lindor të portit të Durrësit ka nisur përpunimi i anijes “Red Jacket”, e cila ka sjellë ngarkesën e dytë më tuba që do të shërbejnë për gazsjellësin Trans Adriatik TAP që kalon në vendin tonë.

Lajme

05/05/2016 17:46

Nga të dhënat paraprake në Terminalin Lindor, mësohet se anija do të shkarkojë 16 453 tonë tuba çeliku në kalatën 10 për llogari të gazsjellësit TAP.

Para një muaji, në udhëtimin e saj të parë kjo anije solli 13.374 ton tuba të dimensioneve të ndryshme, rreth 1400 tuba me gjatësi 12 dhe 18 metra. Më pas janë shkarkuar edhe anijet “Blue Tide” me 8780 ton dhe “Sun shine” me 13312 ton tubacione.

Anija “Red Jacket” me një gjatësi 188 metra dhe gjerësi 32 metra, ka një kapacitet prej 52 mijë ton. Ajo është ankoruar në kalatën 10 të portit të Durrësit dhe tashmë ka nisur përpunimi i saj.

Porti-i-Durresit-Foto-Gezim-Kabashi-295x200Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) do të nisë në kufirin midis Turqisë dhe Greqisë. Nga kjo pikë TAP-i do të vazhdojë në pjesën tokësore, duke përshkuar të gjithë territorin e Greqisë së Veriut, që është dhe pjesa më e gjatë dhe më pas për 215 km do të vazhdojë drejt perëndimit përmes Shqipërisë deri në bregdetin e Adriatikut.