Maturantja nga Peja me fotosesion përrallor (Foto)

Maturantët e këtij viti kanë bërë shumë bujë me paraqitjet e tyre.

ShowBiz

24/05/2017 13:36

Shumica prej vajzave maturante nga shkollat e mesme të Kosovës, kanë përzgjedhur me kujdes veshjet, trukimin dhe gjithçka tjetër, që matura e tyre të kurorëzohet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Njëra nga këto, është edhe maturantja Gerta Dreshaj nga Peja, e cila në mbrëmjen e saj të maturës është shfaqur bukur dhe elegante me një fustan blu dhe flokë të lëshuara drejt.

Ajo kishte zgjedhur si lokacion Shkupin  për realizmin e këtij seti fotografik.

Më poshtë ju prezantojmë me këtë fotosesion të një prej maturanteve më të bukura nga Peja, Gerta Dreshaj.