Masakra në Qipro: Jani Vogli dyshohet se organizoi edhe atentatin e vitit 2012

Disa ditë pas masakrës në një restorant në Qipro, ku u vranë 1 biznesmen, 2 policë dhe njëri prej autorëve shqiptarë u asgjësua nga policia, forcat e rendit të shtetit qipriot kanë dyshime të forta se shqiptari Jani Vogli, i cili mbeti i vdekur dyshohet se ka marrë pjesë edhe në atentatin e 23 qershorit të vitit 2012, ku u vranë 5 punonjës të biznesmenit në fjalë.

Lajme

26/06/2016 11:13

Atentati ndodhi pikërisht në të njëjtin vend, ku disa persona hapën zjarr me mitraloz ndaj makinës së biznesmenit të kazinove, duke vrarë 5 truprojat e tij, 3 grekë dhe 2 rumunë, ndërsa vetë biznesmeni nuk ishte prezent kur ndodhi atentati.

Policia e Qipros është ende në kërkim të Aleks Burrelit, shqiptarit tjetër nga Mati, i cili mendohet se është i plagosur.

Gjithashtu policia dyshon se Jani Voglin nuk e vrau polici qipriot, por vetë Burreli.