Marsh përkujtimor në “Lagjen e Trimave”

Familjet e prekura nga konflikti i armatosur më 9 maj të vitit që shkoi në përkujtim të të rënëve dhe të burgosurve, paralajmërojnë marshin përkujtimor, thuhet në një kumtesë të Këshillit të Familjarëve.

Lajme

09/05/2016 12:08

Marshi do të fillojë nga lagja e tyre, deri në hyrje të qyteti të Kumanovës.

Këshilli Familjeve të Lagjes së Trimave, doli me qëndrim kundër paralajmërimit nga Këshilli opozitar se protesta e tyre do të fillojë nga lagja ku ndodhi ngjarja, vitin e kaluar.

Shaban Demiri, përfaqësuesi i Këshillit te familjeve të kësaj lagje thotë se askush nuk është konsultuar me ata që të organizohet protestë në emër të tyre, andaj do ta bojkotojnë atë që mos të keqpërdoret, siç thotë ai, vepra sublime e të rënëve dhe e të burgosurve për qëllime politike.