Marrëveshje në mes të Kosovës dhe Kroacisë për çështjet doganore

Marrëveshja ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës do të krijojë një mekanizëm për të siguruar zbatimin e duhur të legjislacionit doganor dhe do të parandalojë shkeljen e tij. Kështu u tha nga Qeveria kroate në takimin e sotëm ku pranuan rezultatet e negociatave të mbajtura për nënshkrimin e marrëveshjes me Qeverinë e Republikës së Kosovës për bashkëpunim dhe ndihmë të ndërsjellë në çështjet doganore, raporton Anadolu Agency (AA).

Lajme

20/08/2015 15:42

Në mbledhjen e mbajtur më 11 qershor të këtij viti, qeveria kroate ka vendosur të fillojë procedurën për të përfunduar marrëveshjen mes Qeverisë së Kroacisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunim dhe ndihmë të ndërsjellë në çështjet doganore. Pas kësaj, u mbajtën negociatat për përfundimin e marrëveshjes dhe të kontakteve të drejtpërdrejta me mjete elektronike ndërmjet autoriteteve kompetente të shërbimeve doganore të të dy vendeve dhe u dakordua për tekstin përfundimtar të marrëveshjes.

Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë do të rregullojë bashkëpunimin dhe ndihmën reciproke në çështjet doganore, për të krijuar një mekanizëm për të siguruar zbatimin e duhur të legjislacionit doganor dhe do të parandalojë shkeljen e saj.

Gjatë negociatave, në detaje është shqyrtuar teksti i marrëveshjes dhe u dakordua që marrëveshja, përveç në gjuhën kroate, shqipe dhe angleze, të përpilohet edhe në gjuhën serbe.

Marrëveshjen në emër të Qeverisë kroate e nënshkroi zëvendësministri i Financave dhe Drejtori i administratës doganore, Zllatko Grabar.