Marina dhe Geti nisin pushimet, kjo femër sërish u shkon nga mbrapa!

Emri i saj është mjaft i përfolur në shtypin rozë.

ShowBiz

30/05/2018 12:59

Dhe tani Luana Vjollca, si shumë nga artistët shqiptar ka nisur pushimet pas angazhimeve të shumta që ka, shkruan lajmi net.

Ndonëse, ka përfunduar sezonin e emisionit “Shiko Kush Luan”, Vjollca tash e disa muaj është duke shijuar çdo moment të jetës.

Së fundmi, përmes një postimi që ka publikuar në Instastory bën të ditur se është nën shoqërimin e Getoar Selimit dhe Marinës ndërkaq nuk dihet nëse i dashuri i saj Krenar Çoçaj është bashkë me ta.

Kjo nuk është hera e parë që Luana i vihet pas çiftit të famshëm, edhe gjatë dimrit ajo ishte së bashku me ta në Saint Moritz të Zvicrës.

Luana ka paralajmëruar se së shpejti do vie me projekte të reja muzikore, i fundit mbetet “Benzina” që ka marrë mbi 3 milion klikime. /Lajmi.net/