Marijuana, e ardhmja e terapisë së kancerit të gjirit

Statistikat tregojnë se kanceri i gjirit është tumori më i zakonshëm në mesin e grave dhe përbën rreth 22.9% të të gjithë kancereve në gratë e gjithë botës.

Lifestyle

12/06/2015 18:11

Në vitin 2008, kanceri i gjirit u raportua si shkaku i më shumë se 450,000 vdekjeve në mbarë botën.

Kanabinoidët dhe kanceri

Potenciali terapeutik i kanabinoideve – komponime mjekësore që gjenden në marijuanë – në trajtimin e kancerit është zbuluar vetëm kohët e fundit. Që nga viti 1990, shumë studime kanë treguar se marijuana ka efekte anti-tumor në një shumëllojshmëri kancerësh, transmeton Lajmi.net.

Studime të shumta sugjerojnë se receptorët e kanabinoideve janë shkatërrues të qelizave tumorale të kancereve të caktuar, të tillë si kanceri i mëlçisë, mushkërive, prostatës dhe gjirit. Kështu, shkencëtarët janë duke u përpjekur që këto komponime të cilat gjenden në marijuanë të mund rregullohen si trajtime në përpjekje për të luftuar këtë sëmundje.

Studime të tjera gjithashtu tregojnë se kanabinoidet administrohen dhe lidhen nga këta receptorë, që janë në gjendje për të penguar rritjen e qelizave të kancerit, duke parandaluar kështu edhe përhapjen e tyre duke nxitur vdekjen e qelizave të kancerit, transmeton Lajmi.net.

Për më tepër, kanabinoidet është gjetur se pengojnë rritjen e tumoreve dhe metastazën – përhapjen e kancerit në organe të tjera.

Kanabinoidet dhe kanceri i gjirit
marijuana-against-breast-cancer
Hulumtuesit sugjerojnë se kanabinoidet janë të dobishme në trajtimin e të gjitha llojeve të kancerit të gjirit, me dëshmi të forta duke treguar potencialin terapeutik për trajtimin e tumoreve të shkallës së dytë dhe tretë të gjirit. Potenciali terapeutik i kanabinoideve është veçanërisht i rëndësishëm për pacientët me kancer të trefishtë të gjirit, pasi që nuk ka terapi standarde aktualisht për këtë grup të pacientëve.

Përveç këtyre efekteve anti-kancer, hulumtuesit thonë se kanabinoidet janë dukshëm më të sigurta dhe më pak toksike se trajtimet konvencionale, transmeton Lajmi.net. Kanabinoidet janë jo-toksike për qelizat jo-tumoroze dhe përballohen mirë nga pacientët – ata vetëm ndjenjë pak lodhje dhe marrje mendsh, efekte këto relativisht të buta.

Pasi që hulumtimet më të fundit vazhdojnë të ofrojnë dëshmi të forta për efektet kancer-luftuese të këtyre komponimeve, pacientët duhet të mbeten optimist për të ardhmen e tyre.