Maqedonia mund të goditet nga tërmete të tjera

Drejtori i Institutit maqedonas për inxhinieri tërmetesh dhe inxhinieri sizmologjike (IITIS), Mihail Garevski, në një deklaratë për Tv Nova të Shkupit ka paralajmëruar se do të ketë tërmete të reja me fuqi 3 deri 4 ballë, të cilat do të ndjehen, por nuk ka vend për panik.

Lajme

22/05/2016 11:02

Ai shton se nuk ka ndonjë lidhje në mes reshjeve të fundit të shiut dhe dridhjeve të cilat janë ndjerë, ndërkaq mbrëmë kishte katër tërmete, brenda një periudhe mjaft të shkurtër kohore.

Këto tërmete janë ndjerë në kohët e mbrëmjes, mes orës 18 dhe 20, ndërkaq sipas shkallës së Rihterit, forca e tërmetit ka qenë nga 3.2 deri 4.9 ballë, transmeton Telegrafi.