Maqedoni, treni vret 14 emigrantë sirianë dhe afganë

Një aksident fatal hekurudhor ka ndodhur mbrëmë në në Maqedoni, ku kanë humbur jetën 14 emigrantë të huaj ilegal, sirianë dhe afganë.

Bota

24/04/2015 12:06

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Velesit kur treni i linjës Selanik – Beograd ka përplasur papritmas grupin e emigrantëve, të cilët po lëviznin nëpër hekurudhë, që vazhdon të jetë një rrugë e shfrytëzuar për emigrant nga Lindja.

Aksidenti fatal ka ndodhur rreth orës 22.30 në lokalitetin e njohur “Pcinja”, raporton Agjencia e lajmeve INA.

Policia lokale informoi se një pjesë e emigrantëve kanë arritur që të shpëtojnë dhe t`i shmangen vdekjes pasi që kanë hetuar lëvizjen e trenit me shpejtësi të madhe.

Aksidenti ka ndodhur në një zonë të thellë që mund të shkohet vetëm me tren, pasi nuk ka rrugë të tjera.