Maqedoni, pezullohet vendimi për zgjedhje të jashtëzakonshme

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar vendimin për shpërndarjen e Kuvendit, shpalljen e zgjedhjeve më 5 qershor, si dhe të gjitha vendimet tjera të miratuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Lajme

18/05/2016 14:53

Vendimi u arsyetua me siç thuhet “ndjeshmërinë e situatës në të cilën ndodhet Maqedonia” ndërsa ka pasuar një nismë të Bashkimit Demokratik për Integrim për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktit të shpërndarjes së Kuvendit, më 18 janar.

Kryetarja e Kushtetueses Elena Gosheva, gjatë fjalimit të saj tha se mbetet në qëndrimin se bëhet fjalë për një akt individual por që do të lejojë këtë nismë si precedentë.

“Gjykata duhet të vendos për këtë çështje, duke pasur parasysh gjendjen në të cilën ndodhet shteti, kur organe të caktuara shtetërore nuk funksionojnë dhe kur nuk kemi një zgjidhje tjetër për krizën politike,” u shpreh kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Elena Gosheva.

Gosheva rikujtoi opinionin se Kushtetuesja njëherë ka bërë një precedentë të ngjashëm në vitin 2001 kur ka anuluar një marrëveshje për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e gazsjellësit me Greqinë, i cili ishte vlerësuar si i dëmshëm për shtetin, shkruan Alsat M.

Vendimi i inicimit të procedurës dhe masës së përkohshme që sot do të jenë të gatshme me qëllim që të mund menjëherë të publikohen në Gazetën Zyrtare. Në seancën e radhës, që pritet për një javë, Kushtetuesja paralajmëroi miratimin e vendimit përfundimtar.

Nëse pranohet propozimi i iniciatorit të kësaj nisme, kjo do të thotë anulim të vendimit për shpërndarjen e kuvendit me çka do të anulohen të gjitha masat e miratuara gjatë kësaj periudhe, sikur asnjëherë të mos ishte marrë një vendim i tillë. Seanca e sotme e Kushtetueses u ndjek edhe nga përfaqësues të Komitetit të Helsinkit, OSBE-ja dhe ODIHR-ja./ lajmi.net