Maqedoni, përplasen partitë për rastin “Kumanova”

LSDM- ja opozitare përmes një reagimi ka përsëritur edhe njëherë se Nikolla Gruevski dhe pushteti i tij duhet të japin llogari për ngjarjet e para një viti në Kumanovë.

Lajme

10/05/2016 11:21

Sipas tyre, Nikolla Gruevski duhet t’u jap llogari familjeve të policëve të vrarëve dhe familjeve, shtëpitë e të cilëve u shkatërruan.

Lidhur me këtë reaguan nga VMRO-DMNE duke shtuar se qytetarët nuk presin asgjë më shumë nga LSDM-ja, e cila as vitin e kaluar nuk mori guxim të shpalosin guxim përkrahë atyre që dolën në mbrojtje të Maqedonisë.

Ndërkohë nga Partia Liberale Demokrate kanë thënë se rasti i Kumanovës duhet të hetohet nga Prokuroria Speciale.