Maqedoni: Partitë vazhdojnë bisedimet për tejkalimin e krizës

Përfaqësuesit e katër partive politike vijojnë edhe sot bisedimet në Përzhinë për gjetjen e një zgjidhje rreth krizës politike që mbretëron në vend tash e një kohë.

Lajme

15/06/2016 19:06

Jo zyrtarisht mësohet se lista zgjedhore dhe reformat në media janë në qendër të diskutimeve mes palëve, shkruan AlastM.

Edhe ndërkombëtarët kanë bërë presion në udhëheqësit e partive në Maqedoni, që të mblidhen edhe të diskutojnë për situatën aktuale, pasi sipas tyre, dialogu është mënyra e vetme për tejkalimin e krizës në vend.