Maqedoni, anulohet takimi i zyrtarëve të BE-së me shoqërinë civile për shkaqe sigurie

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup pak më parë ka anuluar një takim me OJQ-të të planifikuara për sot.

Lajme

25/05/2016 15:44

Arsyet e anulimit sipas zyrtarëve të BE-së janë bërë për shkaqe sigurie

“Dyert e BE-së mbeten të hapura për shoqërinë civile, dikush e pranoi ftesën tonë, disa jo, por fatkeqësisht takimin jemi të detyruar ta anulojmë për arsye sigurie”, deklaruan nga Delegacioni i BE-së, pa thënë më saktë se çfarë rreziku për siguri ekziston.

Ky anulim i takimit vjen pas shpalljes nga ana e OJQ-ve për të bojkotuar takimin për shkak se në atë është e ftuar edhe LQMM. Organizatat joqeveritare sot në ora 10:00 në një konferencë për shtyp para BE-së në Shkup, e cila do të shpjegojë arsyet për bojkotin e takimit, njofton Alsat M.

Takimi i sotshëm ishte paraparë si pjesë e konsultimeve për dalje nga kriza politike./lajmi.net