Maqedoni: 24.5 për qind janë të pa punë

Enti Shtetëror për Statistikë, në një komunikatë të tyre lidhur me shkallën e papunësisë në Maqedoni, alarmon se në tremujorin e parë të këtij viti papunësia është 24,5 për qind.

Lajme

09/06/2016 15:31

Numri i të papunëve është 231.386 persona, ndërsa numri i të punësuarve 714.435 persona me shkallë të punësimit 42,6 për qind.

Nga numri i përgjithshëm i të punësuarve 697.248 persona, 60,1 për qind janë meshkuj, ndërsa 39,9 për qind femra. Midis të papunëve përqindja më e madhe janë meshkuj 66,3, ndërsa femrat 33,7 për qind.

Sipas moshës, më shumë të papunë janë midis moshës 25 dhe 49 vjeç. Më së shumti persona të papunë janë arsimi i mesëm katërvjeçar 106.732, me fillor 57.793, me arsim të lartë 42.956, me arsim të mesëm trevjeçar 15.793, me arsim fillor të papërfunduar, me arsim sipëror 2.276 dhe pa arsim 1.908.

Statistika tregon se më së shumti punëson industria përpunuese 136.381 persona, sektori bujqësor 120.921 persona dhe tregtia 101.422 persona./zhurnalmk