1/3 e qytetarëve në Maqedoni jetojnë me 100 euro në muaj

Pothuajse 30 për qind të amvisërive në Maqedoni në muaj disponojnë me rreth 100 euro. Burimi i tyre kryesorë të të ardhurave janë pensionet, ndihma sociale dhe remitancat. Këto janë të dhënat më të fundit të Entit Shtetëror për Statistika.

Lajme

22/06/2016 14:04

Analiza tregon se dallimi se vetëm 6.3 për qind e amvisërive të anketuar mund t’i mbulojnë nevojat mujore.

Sipas anketës së Entit Shtetëror për Statistika, më shumë se 56 mijë amvisëri disponojnë me 1278 euro, ose 106 euro në muaj, njofton tv Shenja.

Ky grup i amvisërive praktikisht është më e varfra, ndërsa analiza tregon se burimi i mjeteve në dispozicion tregon se vetëm 14.8 për qind nga mjetet sigurohen nga marrëdhënia e punës, ndërsa 44.4 për qind rrjedhin nga pensionet, ndërsa 14.5 për qind nga ndihma financiare.

Në krahasim me këtë kategori, amvisëritë më të pasura në vit disponojnë me 14.555 euro ose 1.212 euro në muaj, që është gati 12 herë më shumë në krahasim me amvisëritë e varfra. / lajmi.net.