Maqedonasit kërkojnë nga Putini të bashkojë Maqedoninë me Rusinë

Në rrjetin social Facebook është regjistruar në grup i ashtuquajtur “Putin, bashkoje edhe Maqedoninë”, përmes të cilit i bëhet thirrje Rusisë që të pushtojë Maqedoninë sikur Ukrainën dhe të krijojë Federatën Euroaziatike.

Lajme

06/05/2014 00:56

Për ekzistimin e këtij grupi kanë raportuar edhe mediet serbe, të cilat kanë theksuar se një grup i tillë kërkon edhe përfshirjen e Serbisë në këtë projekt.

Disa muaj më parë u regjistrua grupi “Putin bashkoje edhe Serbinë”. Në muret e këtyre grupeve sociale shpërndahen foto nga kriza në Ukrainë si dhe foto miqësie ruso – serbe dhe ruso – maqedonase.  Këto grupe kanë arritur të kenë mijëra përkrahës, raporton agjencia INA.