Manjati kinez që do ta blejë The New York Times

Multimiliarderi kinez Chen Guangbiao, dëshiron që të blejë The New York Times. Nëse nuk mund që të blejë këtë gazetë, ai planifikon që të tentojë të blejë CNN, Washington Post ose dhe Wall Street Jurnal.

Bota

03/01/2014 14:59

Manjati kinez i cili adhuron që të jetë në qendër të vëmendjes, dëshiron që të zgjeroj perandorinë e tij në botën e medias , duke blerë gazetën New York Times.

Chen Guangbiao, i cili e bëri pasurinë e tij, duke u marrë me biznesin e riciklimit të materialeve të marra nga ndërtesat e rrënuara, deklaroi të martën se ai planifikon që të bisedojë për këtë çështje në janar, me njërin prej “aksionarëve më të mëdhenj” në NewYork.

“Nuk ka asgjë që nuk mund të blihet pa një çmim të mirë”, u shpreh Chen për Reuters.

I njohur për aftësinë e tij për të bërë show, multimilioneri ka tërhequr vëmendjen mediatike me “marifete” të tilla edhe në të kaluarën.

Në janar për shembull, Chen u përpoq të ishte në qendër të vëmendjes duke diskutuar mbi problemin e madh të smogut të Kinës, duke propozuar që të shpërndaheshin kanaçe me “ajër të pastër”, të stampuara me figurën  e tij.

Nëse Chen e kalon këtë orvatje, ai do të behje njëri nga një varg i madh biznesmenësh ultra të pasur të cilët kanë zgjeruar bizneset e tyre edhe në industrinë e gazetave.

Themeluesi i Amazon.com, Jeff Bezos, bleu Washigton Post vitin e kaluar, me çmim prej 250 milionë dollarësh, duke i dhënë fund pronësisë së një familjeje prej katër brezash. Sipërmarrësi Aaron Kushner, i cili ka në pronësi Orange Country Register, se bashku me disa gazeta më të vogla të jugut,  kanë mbyllur çështjen e blerjes së Riverside Press-Enterprise, muajin e kaluar.

Familja Sulzber ka pasur nën kontroll The New York Times për breza të tërë, duke mbetur kështu familja e fundit që drejton një gazetë të madhe amerikane.

Pas shitjes të Post, kjo gjë ka nxitur fillimin e  spekulimeve në lidhje me të ardhmen e Times, ndërkaq drejtori i kësaj kompanie Arthur Sulzberger Junior, kishte thënë më herët gjatë këtij viti se gazeta nuk ishte në shitje.

Chen i tha thënë Reuters se ai beson që “Drejtori i Times do të ndryshojë mënyrën e tij të të menduarit”, me kalimin e kohës.

Nëse jo, biznesmeni kinez thotë se ai do të shikojë mundësinë që të blejë gazetën Wall Street Jurnal, CNN ose edhe gazetën Post.