Manikyri vjollcë në trend për 2017 (Foto)

Ndër ngjyrat e reja në modë për sa i përket manikyreve është dhe ngjyra vjollcë e propozuar këtë vit në këshillat për dukje më të bukura.

Lajme

31/12/2016 13:12

Kjo nuancë në fakt është perfekte për një manikyr dimëror kështu që dashamirëset e kësaj ngjyre mund të zgjedhin midis shumë  zgjedhjeve që janë të disponueshme në treg, duke filluar nga ato me xixa deri tek ato më klasike.

Koleksionet e reja të manikyreve për dimrin 2017 propozojnë ngjyrën vjollce në gjitha llojet duke filluar nga vjollca e çelur deri tek ato teë errëta. Në çdo rast ngjyra vjollce në thonj është shumë në tendencë dhe është një ngjyrë shumë femërore.

Por cilat janë llojet e manikyreve vjollce në tendence? Sigurisht manikyri vjollcë patëllxhan është ajo më në mode. Si çdo tonalitet i erret edhe ky manikyr duhet të aplikohet me kujdes.

Për t’u orientuar ne zgjedhjen e manikyreve vjollce që ju përshtatet më shumë duhet të keni parasysh ngjyrën tuaj të lëkurës por edhe forma e thonjve.