Manes i vidhet shtëpia derisa po luante kundër Bayernit

Ylli i Liverpoolit, Sadio Mane, ka qenë viktimë e një vjedhje që ka ndodhur në shtëpinë e tij të martën në mbrëmje, raporton ‘Sky Sports’.

Sport

21/02/2019 09:27

Policia në Merseyside janë duke hetuar një vjedhje që ka ndodhur në shtëpinë e 26 vjeçarit.

Vjedhja raportohet të ketë ndodhur të martën në mbrëmje, derisa reprezentuesi i Senegalit po luante në ‘Anfield Road’ në Ligën e Kampionëve në ndeshjes mes Liverpoolit dhe Bayern Munich.

Mësohet se hajnat janë larguar nga shtëpia e yllit të Liverpoolit me orë, telefona mobil e çelësa të makinave.

Kjo nuk është hera e parë që Mane është një viktimë e vjedhjes, diçka të tillë kishte përjetuar edhe në nëntor të vitit 2017./Lajmi.net/