“Mallkuesi i Kosovës” humb zgjedhjet në Austri

Ish kreu i Partisë së Gjelbër, Alekander Van der Bellen, ka fituar zgjedhjet për president të Austrisë. Mediat austriake shkruajnë se Van der Bellen doli fitues ndaj ultra nacionalistit të partisë së djathtë Norbert Hofer.

Bota

23/05/2016 18:05

Sapo ka dalë edhe rezultati zyrtar nga Ministria e Brendshme e Austrisë. Ministri  Wolfgang Sobotka ka konfirmuar edhe zyrtarisht fitoren e ambientalistit Va der Bellen.

Sipas Sobotka, Bellen ka fituar me një rezultat mjaft të ngushtë, duke marrë 50,3 për qind të votave kundrejt 49,7 përqind të kandidatit të FPO-së Norbert Hofer, njofton “albinfo.ch”.

Sipas mediave austriake, vendimtare në fitoren e Van der Bellen ishin votat e austriakëve që jetojnë jashtë vendit.

Hofer kishte qëndrime negative për Kosovën. Ai më herët ka thënë se kur bëhet fjalë për Kosovën, “plagët janë të freskëta”, ndaj kundërshtonte anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përfshirë BE-në dhe OKB-në.

Politikanët popullistë serbë mu për këtë u bënë thirrje serbëve me banim në Austri të votojnë Hoferin, partia e të cilit madje mallkonte shtetin e Kosovës. Është pikërisht shefi i tij në parti, Christian Strache, që Kosovën e quante “zemër të Serbisë”. Ai kishte protestuar më 2008, por edhe më vonë kundër pranimit të pavarësisë së Kosovës nga Qeveria e Austrisë. Strache po ashtu ideklaruar si adhurues i muzikës së Cecës, ish-gruas së kriminelit të vrarë të luftës Arkan.