Makina përplas për vdekje një 7-vjeçare

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një vajze 7–vjeçare. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Velipojë, në vendin e quajtur “Sektor”.

Lajme

26/04/2016 09:30

A.SH., ka gjetur vdekjen pasi teksa po kalonte rrugën është përplasur nga një automjet tip Benz që sipas mediave shqiptare, drejtohej nga Lush Gjelaj.

Përplasja ka qenë aq e fortë saqë vajza nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë kështu rrugës për në spital. Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit, ndërsa po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes./lajmi.net