Makina bie në greminë, humb jetën gruaja e drejtuesit të mjetit

Një tjetër aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Suraj-Gallatë.

Lajme

15/06/2016 19:20

Mësohet se mjeti ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në greminë. Si pasojë ka humbur jetën një person e identifikuar si gruaja e drejtuesit te mjetit, Vera Gjoka, e cila u dërgua me urgjentë në Spitalin e Traumës në Tiranë, por fatkeqësisht ndërroi jetë.

Policia sqaron se ka arrestuar në flagrancë bashkëshortin e viktimës, shtetasin Astrit Gjoka, 39 vjeç, drejtues i mjetit.  Nga veprimet hetimore rezultoi se nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim mjeti pa leje drejtimi”.