Mafia shqiptare merr në dorë trafikun e drogës në Francë

Në Annecy, një qytet në afërsi të kufirit me Zvicrën, një rrjet i mafias shqiptare qarkullon sasi të mëdha të heroinë me çmime me të cilat po sfidon të gjithë konkurrencën.

Lajme

08/05/2016 11:32

 

Një gram shihet për 20 euro. Çdo pikë shitje bën 100 mijë euro në muaj, çka do të thotë 1 milionë euro për të gjithë zonën. E sjellë nga Shqipëria, droga ka mbërritur deri në kufirin francez. Komuniteti dhe shoqatat, të shqetësuar nga ky realitet, u bien këmbanave të alarmit. Tre ose katër përdorues kanë gjetur vdekjen nga overdoza e kësaj droge vrasëse.

Dy shpërndarës u dënuan me 3 dhe 5 vjet burg. 13 shqiptarë, shpërndarës dhe trafikantë droge janë arrestuar vetëm këtë vit në jug të Francës. Grupi i tyre kontrollohet nga Gjeneva, në Zvicër. Televizioni Francës TF1 i kushtoi një reportazh situatës së krijuar në qytetin e Annecy, nga shpërndarja e drogës nga mafia shqiptare. /Lapsi.al