Madonna: Më kanë përdhunuar!

Mbretëresha e muzikës pop Madonna, në një intervistë është rikthyer në të kaluarën, dhe ka treguar se kur ka qenë 19 vjeç dhe është përdhunuar...

ShowBiz

13/03/2015 11:30

Këngëtarja e njohur Madonna ka zbuluar të dhëna dramatike në një intervistë me Howard Stern, ajo ka treguar se kur ishte në moshën 19 vjeçe e kanë përdhunuar.

“Je dhunuar tashmë, nuk ka vlerë. Është shumë turpëruese. Sapo kisha ardhur në Nju Jork, nuk njihja asnjeri, por i besoja kujtdo. I përshëndesja të gjithë në rrugë si budallaqe”, tregon këngëtarja. Transmeton lajmi.net

“Po shkoja në kursin e kërcimit dhe dera ishte e mbyllur me çelës. Më duheshin para për telefonin publik. Një burrë u tregua shumë miqësor dhe më tha që mund të përdorja telefonin e shtëpisë së tij. Atje më përdhunoi”. Ka treguar tutje, pop mbretëresha. Lajmi.net