Macron, optimist se Trump do të ndryshojë qëndrim për klimën

Presidenti francez Emmanuel Macron i kujtoi homologut të tij amerikan, Donald Trump, përgjegjësinë ndaj historisë për vendimin e tërheqjes nga marrëveshja e Parisit për klimën.

Bota

12/12/2017 22:39

Kreu i Francës, në një intervistë për televizionin amerikan “CBS”, dy vite pas firmosjes së planit për klimën nga 195 vende, hodhi poshtë idenë se Trump mund të rinegociojë paktin dhe tha se tërheqja amerikane ishte shumë agresive.

“Më vjen keq ta them, por kjo nuk bëhet. Është një përgjegjësi e madhe para historisë. Por jam mjaft i sigurtë se, miku im Donald Trump do të ndryshojë mendim në muajt apo vitet e ardhshëm”, deklaroi Macron.

Dy vite pas marrëveshjes së Parisit, tashmë udhëheqësit që janë pjesë e saj do të flasin për paratë që duhen, përcjell TCh.

Ekspertët thonë se pa triliona dollarë investime për energji të pastër, qëllimi i planit të klimës për të mbajtur ngrohjen globale nën 2 gradë nga nivelet paraindustriale, do të mbetet vetëm një ëndërr.